Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kili, ku një avion, i cili mori pjesë në një operacion për shuarjen e zjarrit pati një fund tragjik.
Siç shihet në një video të regjistruar nga një dëshmitar okular, avioni Ayres Turbo Trush goditi linjat e energjisë elektrike, më pas mori flakë dhe u rrëzua në autostradë.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën piloti 58-vjeçar Fernando Solanz Robles ndërsa katër persona të tjerë që ndodheshin në një makinë në autostradë mbetën të plagosur.
Pilot killed and several persons injured on the ground when his aircraft struck a utility pole and crashed onto the highway near Panguilemo, Chile. pic.twitter.com/xIzRLPzryn
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) January 16, 2024