-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla porosi për shefat e policisë së Elbasanit: Të zbardhen krimet e vjetra!

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluat sot një mbledhje me drejtuesit e Policisë Vendore të Elbasanit, pas mbledhjes ai ka treguar dhe porositë e dhëna ndaj shefave të policisë.

Balla thotë se u ka kërkuar që në bashkëpunim me Prokurorinë duke përdorur inteligjencën policore, të fokusohen te gjetja e personave në kërkim.

Gjithashtu ministri tha se u është kërkuar të mos humbin fukusin nga zbardhja e ngjarjeve të tjera kriminale, ndërsa bëri të ditur se në mbledhje është diskutuar dhe për trafikimin e lëndëve narkotike, krimin ekonomik dhe atë mjedisor.

2023 ka qenë një vit i suksesshëm për policinë e shtetit dhe mund të konsiderohet me nivelin më të mirë të sigurisë.

Kemi diskutuar për elementë të luftës së krimit të organizuar, ku i kam kërkuar DVP Elbasan që në bashkëpunim me Prokurorinë duke përdorur inteligjencën policore, të fokusohemi te gjetja e personave në kërkim.

Siç e keni parë para pak ditësh, kemi gjetur dhe shumë shpejt do të ekstradojmë në Shqipëri një person të kërkuar për një vrasje të shumë viteve më parë, që është një prej ngjarjeve që drejtori i policisë së Elbasanit ka marrë porositë për të punuar në lidhje me ngjarjet e vjetra kriminale.

Fakti se në vitin 2023 kemi një rënie, nuk do të thotë se duhet të humbim vëmendjen për zbulimin e ngjarjeve  të vjetra.

Kemi diskutuar dhe për trafikim e lëndëve narkotike, prodhimit dhe shpërndarjes tek shkollat kryesisht, apo në të gjitha kom unitete, Ju garantoj se policia do të vazhdojë të ketë në vëmendje të veçantë, trafikimin dhe përndarjen e lëndëve narkotike.

Mos harrojmë krimet ekonomike, ku kam qenë i qartë për lojërat e fatit dhe pa harruar dhe krimet mjedisore”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit