Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Viktima është 64-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në Vorë në rrugën e fshatit Muçaj.
Sipas policisë A. A. 64 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.