-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Napoli hakmerret ndaj Fiorentinës dhe rrëmben finalen e Superkupës

Kryesoret

Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë, duke mposhtur Fiorentinën me rezultatin e pastë 3-0.

Tekniku Mazzarri ndryshoj rreshtimin e të tijve dhe hodhi në fushë skemën 3-4-3, duke e kthyer shumë vite pas në karrierë.

Një zgjedhje e cila rezultoi e duhura, Simeone mori vetëm 22-minuta kohë të ndëshkonte ish-skuadrën e tij Fiorentinën, e cila pa fatin ta braktiste në golin e anuluar të Beltrand.

Në përfundim të pjesës së parë sërish një shanc i artë, por Ikone gaboi nga pika e abrdhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë të sfidës Napoli mori në kontroll lojën, duke shfrytëzuar kundërsulmet.

Goli i sigurisë do të vinte në minutën e 81- me Zerbin që çoi topin në rrjetë por përplasi kokën në shtyllë, duke shkaktuar ankth tek të kaltërtit.

Por vetëm 2 minuta më vonë Zerbin realizoj dhe të tretin dhe dhimbja e kokës kaloj tek trajneri Italiano i cili pa të tijt të marrin një hakmarrje në pjatë të ftohtë ndaj skuadrës që mposhtën me shifrat 1-3 në kampionat.

Napoli fluturon kështu në finalen e madhe, ku do të përballet me fituesin e sfidës midis Interit dhe Lazios.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit