-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti dekreton propozimet e qeverisë për Komisionet Hetimore!

Kryesoret

Presidenti dekreton propozimet e qeverisë për Komisionet Hetimore!

Presidenti i Republikës nxori sot dekretin “Për shpalljen e ligjit nr.106/2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.

Trajtimit të kësaj praktike institucionale ditët e fundit i është dhënë përmbajtje politike nga një numër i kufizuar deputetësh. Për këtë arsye, Institucioni i Presidentit të Republikës e gjen me vend të informojë opinionin publik, si vijon:

Shpallja e ligjeve nga Presidenti i Republikës bëhet në përfundim të procedurës së kontrollit kushtetues, gjatë të cilit institucioni verifikon kushtetutshmërinë e dispozitave të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre. Kontrolli kushtetues nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit.

Presidenti i Republikës e çmon si tejet të rëndësishme uljen në negociatë për të gjetur zgjidhje kompromisi për këtë lëndë, si për çdo lëndë tjetër objekt debati, kontestimi apo konflikti politik. Zgjidhja e shpejtë e kundërshtive për këtë ligj do të formonte një mundësi serioze për të ndërtuar marrëdhënie mirëbesimi mbi një shembull konkret bashkëpunimi. Kjo është arsyeja pse Presidenti i Republikës ftoi menjëherë eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare dhe të shfrytëzonin ndërkohën, deri në përfundimin e afatit për shpalljen e ligjit, për të zgjidhur në dialog me shumicën të gjitha çështjet që i shqetësonin lidhur me ligjin e sapo miratuar.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit