-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vërshime të shpejta të lumenjve…”! Ku do të ketë përmbytje sot në Shqipëri?

Kryesoret

Instituti i Gjeoshkencave njofton se në orët në vijim, e gjatë gjithë ditës së enjte, pritet të ketë reshje të dendura shiu, ndërsa në disa zona, kryesisht në qarqet Shkodër e Kukës, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

“Reshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë. Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Sot do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri dhe qendër të vendit.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje”, thuhet në njoftimin e Institutit të Gjeoshkencave.

LIVE-Harta/ Po vjen stuhia, pezullohet lundrimi, qytetet ku do të godasë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit