Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndaloi sot në Fier, ku ka zhvilluar një takim me drejtues të lartë të Policisë. Ai ka analizuar ecurinë e policisë gjatë vitit të shkuar si dhe për të diskutuar planet e ardhshme.
Gjithashtu Balla i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.
“Fieri ka pasur nevojë gjithmonë për një rritje të forcës goditëse të policisë së shtetit ndaj krimeve të natyrës ekonomike duke shtuar edhe fenomene si zhvillimi i paligjshëm i lojërave të fatit, apo trafiqeve të ndryshme.
Ndër të tjera ai shprehet se procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit vazhdon të intesifikohet duke bërë ndryshime të nevojshme për përmirësimin e aktivitetit të policisë së shtetit.
Ministri Taulant Balla i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.
‘Me thoni një rast kur unë qoftë më parë, qoftë si ministër t’ju kem marrë një herë në telefon. Urdhrat dhe porosite i merrni nga eproret dhe nga ligji,-tha Balla.