-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi “shuplakë” Lazios dhe i bashkohet Napolit në finalen e Superkupës

Kryesoret

Interi ka mare një fitore të pastër 3-0 përballë Lazios në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

Zikaltërit zhvilluan një mbrëmje perfekte duke dominuar në çdo repart të mundshëm pa vendosur asnjëherë në dyshim fatin e ndeshjes.

Në minutën e 17-të ishte Thuram që kaloi zikaltërit në avantazh pas një asisti nga Dimarco. Inter nuk e uli ritmin në asnjë moment duke flirtuar me golin e dytë, por fati nuk ishte me Barella-n që në minutën e 37-të goditi traversën.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, zikaltërit fituan një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Calhanoglu u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Për të mbyllur llogaritë me Lazio-n mendoi Frattesi në minutën e 89-të duke shënuar dhe golin e tretë. Asllani dhe Hysaj, dy legjionarët kuqezi, u aktivizuan si zëvendësues pas minutës së 80-të.

Finalja e madhe do të luhet të dielën, dhe do të jetë një përballje emocionuese midis Kampionëve të Italisë dhe kryesuesve të kampionatit këtë sezon.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit