Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot nga Vlora se janë shumë pranë zbardhjes së vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati dy javë më parë.
“Jemi shumë pranë zbardhjes së ngjarjeve kriminale. Është një ngjarje e rëndë për të cilën është angazhuar personalisht drejtori i policisë bashkë me drejtorin vendor dhe të tjerë.
Besoj që në pistën kryesore që kemi do të shkojmë drejt dokumentimit dhe arrestimit të autorëve” tha ai.