Këngëtarja e re dhe premtuese Andriana Lazic vdiq tragjikisht më 10 janar pasi u rrëzua nga kati i 24-të i një ndërtese në Dubai, raportojnë mediat serbe.
Vajza e re nga Bjelina, Republika Srpska, më 7 janar shkoi në Dubai me miqtë e saj dhe tre ditë më vonë humbi jetën në një aksident.
Për këtë ngjarje tragjike ka folur edhe babai i saj për mediat vendase.
“Po, është e vërtetë, është e vërtetë, ka rënë nga kati i 24-të”, pohoi një Nebojsha i tronditur dukshëm.
Ai i ka dhënë lamtumirën e fundit vajzës së tij në rrjetet sociale.
“Do të qaj për ty derisa të më thahen lotët. Do të mbetesh përgjithmonë pjesë e shpirtit tim, babai yt do të të dojë deri në ditën e fundit të jetës së tij”, ka shkruar ai.
I pyetur nëse e dinte saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka vuajtur Andriana, ai është përgjigjur se nuk e di se çfarë ka ndodhur.