-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti në Lushnjë/ Reagon Braçe: O njerëz mbani mendjen, hiqni këmbën nga gazi!

Kryesoret

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në Lushnjë. Makina që drejtohej nga Elnis Allkanjari doli jashtë rruge duke përfunduar në kanal.

Një përplasje e dhunshme e cila dyshohet si rezultat i shpejtësisë së lartë, la të plagosur rëndë shoferin e mjetit E.Allkanjari i cili u nxor nga mjeti vetëm me ndihmën e  forcave zjarrfikëse.

Braçe nuk i ka kursyer kritikat ndaj kompanisë që mbikqyr këtë aks rrugor, teksa i bën thirrje “të eliminojnë këtë pikë të zezë”. Kjo është një thirrje e përsëritur e deputetit të PS, për shkak të aksidenteve të shpeshta të ndodhura në këtë kthesë, ku nuk janë kursyer as jetët njerëzore.

Postimi i plotë i Erion Braçes

KTHESA E TMERRSHME E ZHYMIT, RRUGA DIVJAKE-PUSHIMI I SHOFERIT-FIER SHEGAN;

Eshte rruga e kthesa, per te cilen, kam qe nga aksidenti i dates 28 DHJETOR qe flas e i lutem kompanise nen kontrate qe ta eleminoje ai PIKE TE ZEZE;

PER FAT TE KEQ NDODHI PRAPE, TANI SAPO!

Kete here nuk u thye shtylla por makina dhe pasagjeri i saj qe ndodhet ne gjendje kritike!

Mbase vijoni genjeni duke i thene gjithkujt qe ja fut kot Erioni!

Ooooooo njerez qe kaloni ketej, mbajeni mendjen ne vend, duart ne timon dhe HIQENI KEMBEN NGA GAAAZIIIIII!

Bejeni te shpetoni veten! BEJENI TE MBRONI VETEN!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit