Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë në Krutje të Lushnjes.
Mësohet se një makinë ka përfunduar jashtë rruge me shoferin që ka mbetur i bllokuar brenda mjetit.
Paraprakisht dyshohet se ka të plagosur, dhe kërkohet nxjerrja jashtë e shoferit.
Zjarrfikësja dhe policia janë në vendngjarje.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.