Një 23-vjeçar është kapur nga policia angleze teksa kujdesej në një shtëpi për 505 bimë kanabisi, vlerë të mundshme prej 250,000 £.
I riu është identifikuar si Indrit Spata, 23-vjeç i cili prej disa vitesh ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar.
Shtëpia ku i riu u gjet duke u ‘kujdesur’ për bimët, ishte izoluar mirë dhe kati i sipërm ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi “shumë të sofistikuar”.
I riu dhe provat ndaj tij janë dërguar tek autoritet teksa mësohet se 23-vjeçari është “tradhtuar” nga veshja dhe jeta e tij e shtrenjtë.
Autoritetet ishin “ngacmuar” nga xhinset me vlerë të lartë të të riut si dhe nga syzet e diellit luksoze, çka kanë sjellë mbikëqyrjen e tij nga policia.
Dominic Bardill avokati që përfaqësonte Spatën tha: “Kishte një shkallë papjekurie dhe naiviteti.
“Ai nuk po drejtonte operacionin, por pranon se ajo që ka bërë është e gabuar dhe është penduar.”
Bardill i tha gjykatësit se klienti i tij kishte dashur të fitonte para për të ndihmuar familjen e tij në shtëpi që të mblidhte para për të paguar një gur lapidari për xhaxhain e tij të ndjerë