-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Snajperi, ka informacione….”? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Kush e vrau djalin e “Buzëderrit”?

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot nga Vlora se janë shumë pranë zbardhjes se ekzekutimit me snajper të Gëzim Sinomatit dy javë më parë në Vlorë, por nuk dha më shumë detaje nga dosja.

Eksperti i sigurisë, Fation Softa u shpreh për “5Pyetjet.al” se nuk përjashtohet se pas kësaj ngjarje mund të rihapen plagët e vjetra në Vlorë, nisur nga fakti se i ati i viktimës, Sokol Sinomati i njohur si “Buzëderri” që tashmë ndodhet në burg ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait”.

Mund të themi sa më shumë kohë kalon më shumë vështirë bëhet për të zbuluar autorët. Përdorimi i snajperëve, që është rasti i tretë apo i katërt që përdoret, pra largimi nga kallashi tregon se krimi sofistikohet dhe është më e vështirë për t’u zbuluar.

Snajpera mund të godasin në distancë, largohen pa e djegur armën e krimit, por ajo që është e njëjtë është mënyrë e ekzekutimit. Vrasje, largim, djegia e makinës dhe persona të tjerë që i largojnë. Ka disa të dhëna, por jo rezultat konkret.

Janë dy pista që thamë që grupi hetimor po shkon; plagët e vjetra, ngjarje të lidhura me 1997, i ati i lidhur me grupin e “Gaxhait”, tritoli ndaj xhaxhait por edhe aktivitetet e vetë viktimës, duhet hetuar aktiviteti në Belgjikë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit