-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Söder: Kampet e refugjatëve në Shqipëri, më bindës se plani britanik në Ruandë

Kryesoret

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder e konsideron marrëveshjen e diskutueshme për refugjatët mes Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm për Evropën.

Italia dëshiron të hapë dy kampe refugjatësh në territorin e Shqipërisë. “Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, tha kryeministri i Bavarisë Markus Söder gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, e cila u mbajt në manastirin Banz.

CSU është parti e djathtë. Söder tha se ai e konsideron këtë model si më bindës se synimi britanik për të ngritur kampe për refugjatët në Ruandë. Kurse kryeministri i Shqipërisë Rama theksoi se çdo gjë që bën Shqipëria është në përputhje me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Europian.

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar.

Që pas firmosjes së marrëveshjes në Romë nëntorin e vitit të shkuar, ekspertë vendas dhe të huaj u shprehën skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit