Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave të ndryshme në Kakavijë.
Sekuestrohen bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, pjesë këmbimi për automjete, llamba elektrike me fuqi të lartë dhe bidona me lëndë pesticide, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.
Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën mallrat e padeklaruara, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi E. F., 38 vjeç banues në Vlorë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. L., 33 vjeç, banues në Vlorë” njofton policia.