Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Anisa Këlliçi, tregon se ka marrë një letër në të cilën kërcënohet me jetë, ajo si dhe familja e saj.
Për këtë arsye Anisa Këlliçi ka kërkuar të ketë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gjyqtarja në një letë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku shpjegon se ka qenë Kancelari i kësaj Gjykate që i ka bërë me dije kërcënimin nga një letër anonime, n[ t[ cilën kërcënohet gjyqtarja si dhe familja e sajë.
Sipas asaj që raportohet në letrën anonime shkruhej: E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt
Zanafilla duket se lidhet me një kallëzim që kancelari i gjykatës së Tiranës ka bërë në prokurori për një prokuror.
Kërkesa e gjyqtares:
Të nderuar!
Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.
Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.
Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.
Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.