-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq aspak problem për mbështetësit e Berishës, paralajmërohet protestë në Tiranë

Kryesoret

Ka vazhduar dhe sot komunikimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me mbështetësit e tij që kundërshtojnë masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur ndaj tij.

Pavarësisht motit të keq që ka goditur vendin ditën e sotme, mbështetësit e ish-kryeministrit janë mbledhur sërish poshtë pallatit ku ai po zbaton masën e sigurisë.

Berisha ka paralajmëruar se së shpejti në kryeqytet do të rikthehen marshimet e dikurshme që vranë frikën te qytetarët gjatë ndërrimit të sistemeve.

Sipas tij terrori dhe frika janë faktorët që kanë detyruar shqiptarët të heshtin dhe të pajtohen me atë që ai e cilësoi si “të keqen më të madhe”, pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

“Terrori dhe frika kanë detyruar dhe detyrojnë qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi të heshtin, të pajtohen me të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë pas diktaturës së Enver Hoxhës.

Por kjo nuk do të thotë se ata e duan, se ata e pëlqejnë.
Përkundrazi, ata njëlloj si ju, urrejnë Edi Ramën, urrejnë regjimin e tij, urrejnë narkoshtetin dhe duan një Shqipëri normale.

Nuk është e largët dita kur unë, së bashku me disa prej jush këtu, ose që nuk janë të pranishëm, protestonim në marshim rrugëve të Tiranës me një qëllim të vetëm, të vrisnim frikën te qytetarët.

Dhe kjo së shpejti do të ndodhë përsëri. Se ju jeni të pamposhtur, sepse ju po mbroni një kauzë të drejtë, se ju po u prini shqiptarëve në një betejë pa kthim kundër diktaturës moniste të krimit, drogës dhe vjedhjeve të shqiptarëve” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit