Reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë prezente me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përqendruar në lindje-juglindje të vendit deri ditën e nesërme(e Diel) në orët e paradites.
Më pas parashikohet ndërprerje të reshjeve të shiut. Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive / problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë.