Një situatë aspak e këndshme ka mbërthyer ndeshjen Udinese – Milan që po luhet për javën e 21-të Serie A.
Tifozët e Udines kanë nisur thirrje rraciste drejtuar portierit kuqezi, Mike Maignan.
Ndeshja u pezullua për afro 5 minuta pasi portieri francez braktisi fushën e lojës.
Gardiani njoftoi fillimisht arbitrin në lidhje me situatën jo normale, teksa më pas vendosi të largohej nga fusha.
U deshën afro 5 minuta kohë që francezi të qetësohet dhe të rikthehej në fushë, për të rifilluar ndeshjen.