Tiranë-Tregtonin barna dhe aparate celulare, të dyshuar të kontrabanduar në vendin tonë, vihen në pranga dy persona. Sekuestrohen 47 aparate celulare iPhone 14 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar, dhe sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore.
“Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve K. S., 40 vjeçe, dhe K. K., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit K. K., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 47 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases K. S. shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore” tha ai.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.