Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur sërish një fjalim nga ballkoni i banesësë së tij ku ndodhet në arrest shtëpie.
Ai ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, se po punon për mandatin e Ramës.
“Sot është e qartë se cili është pozicioni i pengbashës. Më i turpshmi në historinë 32-vjecare të pluralizmit. Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët, se po punon për ata, ndërkohë ai punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe të qeverisjes së bashku me të.
Në këto kushte beteja jonë merr një rendësi më të madhe, më të jashtëzakonshme. Jam sot këtu për t’ju bërë thirrje çdo demokrati, të bashkohen me betejën, moment vendimtar për fatin e Shqipërisë”, tha Berisha.