Sot shënohen 13 vite nga protesta e dhunshme me 4 të vdekur e 21 Janarit që u mbajt në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ashtu si për çdo vit, familjarë, por edhe qytetarë të thjeshtë bëjnë homazhe në bulevard.
Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët ende nuk kanë gjetur drejtësi për të afërmit e tyre. Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë.
Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.
Sot 13 vite nga protestat e “21 Janarit”, Rama: Drejtësi për viktimat!