Fotoja e cila është shfaqur tregon portretin e 40-vjeçarit, Bledar Dedja i cili u gjet i vrarë në një pyll në Paderno të Italisë.
Trupi i tij u gjet paraditen e kësaj të diele, rreth orës 09:30, pas alarmit të familjes për zhdukjen e tij.
Mediat italiane kanë raportuar se në trupin e 40-vjeçarit Bledar Dedja janë gjetur plagë të shumta thike në kokë dhe gjoks.
Familja e tij raportoi për zhdukjen e 40-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej mbrëmjes së të shtunës nuk kishin patur asnjë kontakt me të.
Ai ishte parë për herë të fundit në zyrën publike ku banonte, dhe pasi policia ka nisur kërkimet, ai është gjetur i vdekur.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një Mercedes i bardhë, i cili nuk dihet se kujt i përket.
EMRI/ Gjendet i pajetë shqiptari në pyll, policia zbardh detajet