Reshjet intensive të borës në qarkun e Korçës kanë sjellë probleme dhe gjatë natës/
Mësohet se mbrëmjen e së shtunës 4 makina kanë mbetur të bllokuara nga dëbora në “Kthesën e Bramshit”.
Gjithashtu raportohet se në një nga mjetet ka qenë dhe një fëmijë i vogël.
Për të ndihmuar personat e bllokuar është dashur ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëseve për të bërë të mundur tërheqjen e mjeteve dhe pasagjerëve që kanë qenë brenda.