-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U godit me makinë dhe u rrah brutalisht, ndërron jetë në spital 18-vjeçari

Kryesoret

Një 18-vjeçar nga Podujeva ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi mori plagë të rënda nga goditja me makinë dhe më pas u dhunua brutalisht me shufra metalike.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur familja e tij, ndërsa i riu, Lulzim Fejzullahi prej ditësh ishte në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.

Sipas Indeksonline, viktima kohë më parë kishte humbur dhe dy prindërit e tij, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar deri më tani nga Policia e Kosovës dy persona.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka deklaruar se rasti i iniciuar fillimisht si “Vrasje në tentativë” tani është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në masë të paraburgimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit