Pak minuta më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” ka mbërritur një zarf i kuq.
Zarfi u lexua nga aktori Romeo Veshaj dhe u bëri të ditur banorëve ultimatumin e “Vëllait të Madh”.
Në zarf thuhej: “Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e Vëllait të Madh si pëshpëritja, mbajtja e syzeve, dialogu në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë. Mbi të gjitha që publiku të respektohet Vëllai i Madh është i detyruar të marrë masa prandaj nga ky moment të gjithë duhet të filloni të bëni gati valixhet. Vendimin do ta mësoni nesër”.