-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

De Santis tërhiqet nga gara, Trump një hap tjetër drejt nominimit

Kryesoret

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka hequr dorë nga gara presidenciale e vitit 2024 dhe ka shprehur mbështetjen për Donald Trump në betejën e këtij të fundit për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht problemeve gjyqësore me të cilat është duke u përballur.

DeSantis dha dorëheqjen përpara zgjedhjeve paraprake republikane në Neë Hampshire, të cilat konsideroheshin një test kyç. DeSantis më parë konsiderohej si një pretendent i fortë për nominimin e republikanëve, por të dielën ai tha se nuk kishte një rrugë të qartë drejt fitores. Republikani 45 vjeçar ishte parë gjerësisht si pasues i natyrshëm i zotit Trump, falë stilit të tij luftarak dhe pikëpamjeve thellësisht konservatore.

Në fillim të vitit 2023, ai kryesoi në sondazhe ndaj ish-presidentit Trump. Por mbështetja ndaj guvernatorit të Floridës ka rënë prej disa muajsh, për shkak të një strategjie të gabuar fushate, pamundësisë për të krijuar një lidhje me votuesit dhe mbështetjes së palëkundur të bazës republikane ndaj Trump. Nikki Haley, sfiduesja e fundit e mbetur e Trump, tha se ajo ishte “e vetmja” në gjendje të mposhtte Presidentin e SHBA Joe Biden.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit