Policia e Fierit ka dhënë të tjera detaje në lidhje me operacionin “Tempulli”, ku në pranga janë vënë 50 persona.
Blutë e Fierit sqarojnë se vetëm ditëm e sotme janë vënë në pranga 20 persona. Po ashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli” ka arrestuar 50 shtetas nga të cilët, për datën e sotme 22.01.2024:
– Persona të arrestuar 20
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 820 gram cannabis sattiva
Vijon puna për goditjen e këtij fenomeni.