Një 25-vjeçar mbeti i bllokuar pasi një masë shkëmbore rrëshqiti drejt e në banesën e tij këtë të hënë në fshatin Çarçovë të Përmetit. Masa shkëmbore zuri gjymtyrët e poshtme të Dhimitër Vangjelit duke i pamundësuar lëvizjen.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen”, njoftoi policia.
Në drejtim të fshatit u nisën zjarrfikësit dhe ambulanca, të cilët bënë të mundur shpëtimin e të riut. Siç duket edhe nga pamjet masivi shkëmbor që ka rënë në banesë është shumë i madh.
E rëndë/ Bie guri nga mali, i zë këmbët dhe e bllokon 25-vjeçarin në shtëpi