Një 25-vjeçar mbeti i bllokuar pasi një masë shkëmbore rrëshqiti drejt e në banesën e tij këtë të hënë në fshatin Çarçovë të Përmetit.
25-vjeçari ka qenë i shtrirë në krevat, ndërsa shkëmbi ka rënë dhe i ka zënë këmbët. Masa shkëmbore zuri gjymtyrët e poshtme të Dhimitër Vangjelit duke i pamundësuar lëvizjen.
Në drejtim të fshatit u nisën zjarrfikësit dhe ambulanca, të cilët bënë të mundur shpëtimin e të riut. Siç duket edhe nga pamjet masivi shkëmbor që ka rënë në banesë është shumë i madh.
“Dërrasave dhe gurëve u hymë me thonj sa nxorëm këmbët e djalit. Kishte dhimbje të fortë” tha një banor për mediat.
FOTO TË RËNDA/ Djali brenda, shkëmbi u rrokullis nga mali dhe çau çatinë