Ditën e sotme në Elbasan u arrestuan 20 perona në kuadër të operacionit policor “Tempulli” ku mes tyre ishte dhe një anëtar i Këshillit Bashkiak. Franko Hakilja ka rënë në pranga nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Në foton e siguruar ai gjendet krah deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
Në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit policor “Tempulli” janë arrestuar 273 persona gjatë 24 orëve në të gjithë Shqipërinë, të dyshuar si shpërndarës dhe prodhues të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.
Operacioni “Tempulli 2” u fokusua kryesisht në zonat pranë shkollave pasi objektivi i shpërndarësve ishin adoleshentë.