Një 22-vjeçar është arrestuar pas një aksidenti të ndodhur një javë më parë.
Policia e Tiranës sqaroi se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 14 janarit, kur këmbësorja Merita Ferracaku po kalonte në vijat e bardha kur është përplasur nga automjeti tip Skoda.
Fatkeqësisht e reja ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se: Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.