-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori britanik: Numri i emigrantëve është ulur, por grupet kriminale…

Kryesoret

Emigrantët shqiptar të cilët iu drejtuan Britanisë së Madhe në vitin 2023 në mënyrë të paligjshme ranë me më shumë se 90% me vitin para.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë King Smith në një aktivitet për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore tregoi shifrat të cilat kanë rënë duke iu referuar marrëveshjes mes 2 shteteve.

“Ne nuk duhet të jemi të vetëkënaqur – ne e dimë nga hulumtimi i fundit i Këshillit Britanik mbi Gjeneratën e ardhshme se mbi dy të tretat e të rinjve dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Dhe ne e dimë se grupet e krimit të organizuar janë të vendosur për ta shfrytëzuar atë.

Pra, ne duhet të vazhdojmë përpjekjet që kemi nisur për hetime aktive në rrjetet e trafikimit kriminal, nëpërmjet Task Forcës sonë të Përbashkët të Migracionit, të vazhdojmë rritjen e ndjeshme të tregtisë, e cila u dyfishua vitin e kaluar, duke sjellë investime britanike dhe më shumë vende pune në Shqipëri, ” ka thënë ambasadori në fjalën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit