-sidi education-spot_img
29.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori britanik: Kosova ka nevojë për kuvend, qeveri dhe president

Kryesoret

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit politik dhe bashkëpunimit të partive për të garantuar qeverisje funksionale.

“Kosova ka nevojë për një kuvend, një qeveri dhe një president sa më shpejt të jetë e mundur. Partive u takon të përcaktojnë renditjen dhe rezultatin e këtij procesi,” tha Hargreaves.

Ai shtoi se pritshmëritë e qytetarëve për një periudhë pa zgjedhje të shpeshta janë të qarta, por nënvizoi se çdo vendim për zgjedhje të reja do të jetë rezultat i vendimeve politike:

“Shumë njerëz shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit për këtë vit. Nëse do të jetë e nevojshme të shkohet sërish në zgjedhje, kjo do të ndodhë. Por do të ishte shumë mirë nëse partitë politike do të mund të arrinin një marrëveshje, jo vetëm për kuvendin dhe qeverinë, por edhe për zgjedhjen e presidentit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit