-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet burgu për 600 të dënuar, tre deputetë të opozitës thyejnë bojkotin

Kryesoret

Në Kuvendin e Shqipërisë, nisi diskutimi për amnistinë penale, nga e cila do të përfitojnë lirinë 600 të dënuar. Zv/ministri i drejtësisë, Klajd Karameta gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë dha detaje për kategoritë e përfituesve.

“Të dënuar burra me vendim gjyqësor të formës së prerë me burgim deri në 3 vjet, të dënuara gra me dënim gjyqësor të formës së prerë me burgim deri në 4 vjet. Persona të dënuar burra të cilët në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç si dhe personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç”.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë edhe gra, edhe të mitur. “Përsa i përket numrit të grave që përfitojnë më rezultojnë 10, të mitur janë 10 që janë në Kavajë”. Për miratimin në parlament, amnistia kërkon 84 vota. Socialistët i bënë thirrje deputetëve opozitarë të bashkojnë votat, në mënyrë që të dënuarit të mund të përfitojnë lirinë.

Tre deputetë të opozitës kanë thyer bojkotin, duke marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të cilët po zhvillohen ne Zoom. Ferdinand Xhaferri, ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit