Aktori i njohur i humorit Julian Deda mëngjesin e sotëm është shprehur mjaft i shqetësuar për lojën e banorëve të “Big Brother VIP”.
Teksa po fliste me Ledjonën, ai tha që konkurentët kanë filluar rekrutimin duke u ndarë në grupe, por sipas tij këto janë fallco sepse ata kanë pak ditë që kanë hyrë në shtëpi dhe e njohin shumë pak njëri-tjetrin.
“Ka filluar rekrutimi, jemi shumë herët. Shiko unë nuk kam asgjë kur një grup njerëzish bëhen bashkë, por njerëzit nuk i bën bashkë rekrutimi fallco, unë nuk dua një person të vij të rri me mua, nuk është momenti, ku e njohëm ne njeri-tjetrin që të fillojmë të ndahemi tani?”, u shpreh Juli.