-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahën për vdekje 18-vjeçarin jetim, avokati: Mizore! Prokurorët të vendosin shpejt!

Kryesoret

Dy ditë më parë opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë në Podujevë të Kosovës, ku 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u vra nga dy djem të tjerë.

Detaje të reja për ngjarjen tronditëse ka dhënë dhe avokati, Meshari Selimaj, i cili është shprehur se vrasja e tij, duhet cilësuar si vrasje e rëndë, sipas dispozitave të kodit penal, nisur nga fakti se ai është përplasur fillimisht me makinë më pas është goditur me shufra hekuri.

Ai u shpreh se prokurorët duhet të kenë kujdes kur grenë akuzat dhe të kenë parasysh se vrasje e rëndë cilësohet  vrasja në mënyrë mizore dhe dinake, e njëjtë me atë të 18-vjeçarit.

Ai tha gjithashtu se vrasje e rëndë konsiderohet edhe ajo kur pasi autorët e kanë sulmuar viktimën keq, e lënë në vendngjarje dhe largohen pa u interesuar për gjendjen e tij, gjë që sipas tij ka ndodhur edhe në vrasjen e 18-vjeçarit në Kosovë.

“Është dispozita e kodit tonë penal, vrasje në mënyrë mizore dhe dinake. Ligjvënësit e kanë parë që kur viktima është rrahur dhe është lënë jashtë për orë të tëra. Sipas kodit penal, vrasja mizore është që kur sulmuesit pasi e kanë goditur fortë viktimën, e kanë lënë në vend. Pra pa e ditur nëse do të përmendet ai apo jo. Do të rrijë një orë, 2 orë, apo gjithë natën. Procedura për të mitur është procedurë shumë e shpejtë. Duhet të merren shpejt deklaratat dhe çështja të çohet për gjykim”, tha avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit