Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me takimin e tij me homologun shqiptar, Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “X” ai ka shprehur se njeh progresin e bërë nga ana e Shqipërisë.
“Sot pasdite u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Sançez.