Ish-kryeministri, Sali Berisha ka lënë mëngjesin e së martës ambientet e shtëpisë së tij për t’u drejtuar në Prokurorinë e Posaçme.
Berisha do të merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
“O Sali, o hero…”! E rrethojnë militantët, Berisha futet në SPAK: Këtu ndodhet organizata kriminale
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Të marrsha të ligat, të marrsha të keqen!”, ishin brohoritjet nga militantët.
Prej 30 dhjetorit, kreu i demokratëve qëndron në shtëpi me masë arresti, nga ku iu ka drejtuar mesazh mbështetësve të tij, të cilët janë mbledhur çdo mbrëmje poshtë dritares.
FOTO/ Hap pas hapi, Berisha nga shtëpia futet për herë të parë në SPAK