-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i drogës, arrestohen 5 shqiptarë

Kryesoret

Një fermë kanabisi është zbuluar duke çuar në arrestimin e një grupi italo-shqiptar të trafikimit të drogës.

Siç raporton Ansa në fermë u gjetën 510 bimë kanabis dhe 18 kilogramë marijuanë të paketuara dhe gati për t’u shitur.

Të arrestuarit janë 5 shqiptarë dhe 3 italianë. Mes këtyre të fundit është edhe njeriu që ka vepruar si ndërmjetës me kanalin kryesor të furnizimit me kokainë, i ardhur nga Kalabria.

Nga kontrolli në shtëpinë e njërit prej tyre, i cili përfundoi me arrestimin flagrant, u gjetën edhe 200 gramë kokainë dhe 500 marijuanë.

Operacioni u zhvillua në orët e para të ditës së sotme nga rreth 60 karabinierë, midis provincave Cuneo, Torino, Asti dhe Rimini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit