18-vjeçari Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi ndërroi jetë të shtunën, por ngjarja që tronditi opinionin publik në Kosovë nuk ka lënë indiferente institucionet e qeverisë lokale. Sipas juristit Lavdim Mekshana, në një intervistë për “5Pyetjet.al” me Skype autorët sipas ligjit do të dënoheshin jo më pak se 5 vite burg për shkak të moshës. Qëllimi i drejtësisë penale, tha ai, është edukimi.
“Dy të miturve u është caktuar paraburgimi nga 30 ditë. Në Kosovë ka nisur një debat nëse janë të vogla dënimet për të miturit. Sipas prokurorisë në Prishtinë, rasti është iniciuar si vrasje në bashkëpunim. Dy të miturit dyshohet se kanë vrarë 18-vjeçarin. Shohim sipas këtij njoftimi, maksimumi që mund të dënohen të miturit është 5 vite.
Nëse do të ketë një kualifikim tjetër të veprës penale nëse kjo vepër penale do të kualifikohet si vrasje e rëndë, atëherë dënimi do të jetë deri në 10 vite. Debati që është nisur në Kosovë nëse janë këto dënime të ulëta duke ditur se pas 5 viteve këta të mitur do të lirohen, konsideroj se drejtësia penale nuk është kuptuar sa duhet.
Qëllimi i drejtësisë penale për të mitur është që t’i socializojë, ti edukojë dhe masa e dënimit shihet vetëm si përjashtim. Ligjet në Kosovë janë sipas standardeve të të drejtave europiane por edhe OKB. këto standarde i ka edhe Kosova. Gjithmonë ideja është që fëmijët, të miturit nëse janë kryerës të veprave penale, të socializohen” tha ai për “5Pyetjet.al”.