-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Janush Bugajski: A do sulmonte Serbia fqinjët nëse Trump fiton zgjedhjet në SHBA?

Kryesoret

Nëse në ndonjë nga vendet e shënjestruara nga regjimi i Vuçiçit gjendja përshkallëzohet në dhunë, atëherë Ballkani Perëndimor mund të bëhet, sërish, një prej prioriteve të SHBA-së.

Analistë të ndryshëm kanë parashtruar një sërë skenarësh që mund të çojnë në ndezje të situatës. Por një rrezik shtesë mund të jetë duke u formësuar brenda vetë Serbisë.

Një goditje e dhunshme e qeverisë ndaj protestuesve anti-qeveri mund të shoqërohet me kërkime për agjentë të dyshuar të huaj në shtetet fqinje dhe me provokime, për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të Serbisë në to si dhe për të hequr vëmendjen nga trazirat e saj të brendshme.

Nëse Trump nuk shkon në burg për krime të shumta financiare ose për planifikimin e një kryengritjeje në janarin e 2021-it, rizgjedhja e tij nuk është e pamundur. Biden vijon të humbë mbështetje në popull. Në fakt, shumë demokratë besojnë se ai është shumë i vjetër në moshë për të qenë president.

Një pjesëmarrje e ulët e votuesve në zgjedhjet e nëntorit do ta favorizonte Trumpin, baza mbështetëse e të cilit i ngjan një kulti, të devotshëm ndaj udhëheqësit të tyre suprem dhe që nuk iu shkon mendja se ai edhe mund të gabojë.

Një tjetër mandat presidencial për Trumpin ka të ngjarë ta çojë Amerikën drejt izolimit. Kërcënimet e Trump, për sa i përket politikës së jashtme, përfshijnë largimin nga NATO, tërheqjen e trupave amerikane nga Europa, lejimin e Rusisë që të mbajë territoret e pushtuara të Ukrainës dhe uljen e mbështetjes për Izraelin dhe Tajvanin.

Kjo, gjithashtu, do ta inkurajonte Beogradin që të ndiqte agjendën e hegjemonisë rajonale në Ballkanin Perëndimor./ DITA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit