-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Kryetari i Gjykatës së Lartë me shall pioneri në festën e socialistëve

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Flamur Noka denoncoi sot se kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka thyer Kodin Etik të KLGJ-së pasi është shfaqur në një aktivitet me disa eksponentë të PS-së duke vendosur kurora me lule me shallin e pionerit.

Shikoni ku ka shkuar shteti shqiptar, kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, pioner i Enverit, shikoni duke vënë kurora në festën e PS-së. Me shallin e pionerit të Enverit, kryetari i Gjykatës së Lartë. Këta nuk kanë as turp që të maskohen.

Këta janë vegla të partisë dhe regjimit. Ka një vendim të KLGJ-së që miraton Kodin e Etikës dhe pika 6, germa B, citon se “gjyqtari duhet të shmanget sjelljeve që krijojnë përshtypjen se janë të angazhuar politikisht”. Por këta po e reklamojnë si vlerë të shtuar angazhimin në bandën e rilindjes” tha ai.

Në mbledhjen e grupit, Noka tha se u diskutua për zgjerimin e aksionit në bazë. “Sot u trajtuan dhe diskutuan format si duhet ta përshkallëzojmë këtë aksion dhe mosbindje civile të mos ngelet vetëm në parlament. Strategjia ishte si të gjejmë forma për ta ashpërsuar aksionin tonë politik në bazë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit