Një familje shqiptare në Greqi prej gati 1 jave është në mes të ankthit për gjetjen e vajzës së tyre 33-vjeçare e cila u zhduk ma gjurmë e pa nishan më 17 janar.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, familja ka deklaruar se e reja kishte thënë se do të shkonte në Pagni, për të bërë një vizitë tek mjeku.
Prej asaj dite 33-vjeçarja është zhdukur, pavarësisht dyshimeve se ajo kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar duke i thënë se do të kthehej atë mbrëmje.
Por diçka e tillë nuk ndodhi, dhe ditën e djeshme 23 janar babai i vajzës ka denoncuar zhdukjen e saj në polici.
Duket se 33-vjeçarja nuk e ka bërë më dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit celulari i saj mbetet i fikur. Sipas informacioneve ajo quhet Emmanuela B., por ka një kartë identiteti greke. Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Heraklio