-sidi education-spot_img
14.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dëshmia e ish-zyrtarit: Ja kush vendosi për ‘Gërdecin”

Kryesoret

Shkëlzen Madani ish-drejtor i shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, ka dëshmuar sot në GJKKO në procesin ndaj ish- ministrit Fatmir Mediu.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në dëshminë e tij, Madani tha se Gërdeci u përcaktua nga palët dhe se transporti është përballuar nga privati.

“Shkresa me siglimin për Shkëlzen Berishën u kalua në drejtorinë juridike”, tha ai.

Në seancë ka dëshmuar edhe Zenun Ferro bashke i pandehur. Mësohet se seanca e radhës mbi këtë çështje është vendosur më datë 7 shkurt.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit