-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 41-vjeçari me pesë emra sapo zbret nga avioni në Rinas

Kryesoret

Arrestohet sapo zbriti nga avioni në Rinas një 41-vjeçar që përdorte pesë emra. Ai është Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj, 41 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 41-vjeçarin, me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ai në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 vajza të huaja.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit