-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania: E ardhmja e Kosovës është një republikë multietnike

Kryesoret

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach deklaroi se e ardhmja e Kosovës është e një republike multietnike, ndërsa ka shprehur mbështetje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nga i cili, siç thotë ai, do të përfitonte i gjithë rajoni. Në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, “Hina”, Peach është i vetëdijshëm që rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të jetë vatër e destabilizimit.

“Nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dy vendeve, si dhe rajoni më i gjerë, përfshirë Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është që ajo të bëhet një ‘republikë multietnike’ “, ka thënë Peach.

Peach e quajti “incident të rëndë” sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku, dhe theksoi se institucionet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim, gjë që u shpreh se e theksoi edhe në Beograd.

Ai shtoi se sasia e armëve të gjetura mund të jetë destabilizuese për Kosovën dhe për këtë arsye, vlerësoi veprimet profesionale dhe të koordinuara të Policisë së Kosovës.

Sipas Peachit, për shkak të rrethanave të ndryshuara gjeopolitike dhe konflikteve të reja, është “më e rëndësishme se më parë” të mos shtohen rreziqe të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të mos lejohen të kenë sukses ata që duan të destabilizojnë rajonin, duke aluduar në Rusinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit