-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futi në “borxhe” postën, 3 milionë euro të vjedhura në 2 vite nga agjentja e shitjeve

Kryesoret

Prokuroria Korçë ka vendosur të dërgojë në gjyq Alma Beqirin, e cila nëpërmjet mashtrimit përvetësoi 3 milionë euro.

46-vjeçarja punonte si agjente e shërbimit postar “ADEX”  në Korçë dhe akuzohet se ka mashtruar kompaninë si dhe klientët.

Beqiri në harkun e dy viteve ka përfituar 3 milionë euro, shumë e cila është investuar në pasuri të paluajtshme, në emër të saj apo të familjarëve.

Vendimi:

Nga hetimet rezultoi se si agjente rajonale e shoqërise postare “Adex”, me pronar viktimën F.Z., e pandehura ka kryer transaksione të shumfishta fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar.

Në të njëjtën kohë, duke marrë pagesat e mallrave tek persona të tretë, e pandehura i ka raportuar si të paguara por duke mos depozituar pagesat në llogarinë e shoqërisë Adex duke përfituar në këtë mënyrë nëpërmjet mashtrimit një vlerë rreth 3 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorit, shtetasja A.B. është ndaluar dhe iu sekuestruan disa automjete luksoze të cilat janë produkt i veprës penale të mashtrimit, të cilat ajo i kishte vendosur në emër të të afërmve të saj.

Prokuroria Korçë ka po heton paralelisht për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për të identifikuar pasuri të tjera me origjinë të paligjshme dhe për të identifikuar dhe vënë nën përgjegjësi penale personat e përfshirë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit