-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I kishin thyer dy nofullat përpara, ballin”! Xhaxhai: Si ma vranë nipin me hekura

Kryesoret

Xhaxhai i Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me makinë dhe u rrah për vdekje me shufra hekuri nga dy të rinj, tha se nipi i tij 18-vjeçar është dërguar në spitalin e Prishtinës dhe i është nënshtruar një operacioni, por plagët që ka marrë ishin fatale për jetën e tij. Rrahim Fejzullahu tha se dy agresorët e kanë goditur vetëm në kokë nipin e tij, aq sa i kishin thyer nofullat përpara. “Djalin e kishin dërguar në Prishtinë. Doktori më tha se nëse nuk futej në operim, do ndërronte jetë. Nënshkrova për operimin, por Luli është i vdekur. E kishin qëlluar vetëm në kokë.

Asnjë shenjë s’kishte në trup. I kishin thyer dy nofullat përpara, ballin. S’po di si të shprehem, po kapakun e kokës ia kishin shemb me dhunë”,-tha xhaxhai i Lulzim Fejzullahut për Euronews. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Podujevë. Dy të rinjtë nga 18 vjeç, e kanë sulmuar barbarisht bashkëmoshatarin e tyre Lulzimin, duke i marrë atij jetën, për shkak të radhës te berberi. Viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit